2 Maj, 2019

“Rob ma i shëmtuar që je”, Aulona Musta i kthehet keq ndjekëses: Mos e ke hundën e… (FOTO)


Gazetarja Aulona Musta është një nga femrat më të njohura e të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo flet gjithnjë pa dorashka dhe herë pas here thumbon VIP-at shqiptarë.

Aulona gjithashtu është edhe mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku publikon foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke shijuar një akullore. Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente dhe si gjithmonë shkrimet negative nuk kanë munguar.

‘Rob ma i shëmtut që je’, ishte komenti i fanses, të cilës Aulona i përgjigjet: “Me siguri gjithe kete mllef do e kesh ngaqe ke hunden e shtrember per vete. Po s’ka gje mos u merzit, se behet operacion’.

© Panoramaplus.al