29 Nëntor, 2021

Këngëtarja Bebe Rexha vazhdon të tregojë me krenari prejardhjen e saj, publikon video duke kërcyer këngë popullore


Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, nuk lë rast pa e treguar me krenari prejardhjen e saj. Së fundmi, artistja ka postuar në “Instagram” foto dhe video, ku shfaqet duke festuar nën tingujt e muzikës popullore shqiptare.

Ajo ka qenë e ftuar në një dasmë shqiptare. Artistja shfaqet e veshur me një fustan të gjatë, të ngushtë pas trupit, të zi, i cili kishte dekolte të hapur. Në njërën nga videot e publikuara ajo shfaqet duke kërcyer me të atin, dhe krahas saj shkroi “Vajza e babit”.

Më herët gjatë një interviste për mediat e huaja, këngëtarja është shprehur se është një adhuruese e ushqimeve tradicionale shqiptare.

“O Zot i madh, unë e dua ushqimin shqiptar. Me të vërtetë i dua të gjitha ato që përfshihen në kuzhinën tonë tradicionale. Mua më pëlqen shumë ‘bureku’ dhe ‘fasulet’ dhe thjesht e dua shumë ushqimin shqiptar, por ‘bureku’ është i preferuari im. Pastaj më pëlqen ‘flija’, kështu që ato janë të preferuarat e mija dhe ne gjithmonë i bëjmë ato gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Unë di t’i gatuaj. Gjatë karantinës në të vërtetë po mësoja si ta gatuaja. Unë nuk bëra një punë edhe aq të shkëlqyeshme, por ishte në rregull.

Por ju e dini, unë gatuaj pjesën më të madhe të kohës vetë, dhe vërtetë e dua ushqimin shqiptar. Unë e dua gatimin, si dashurinë”, ka treguar Bebe gjatë një interviste.

Bebe Rexha ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, me suksesin e saj në muzikë dhe dashurinë e madhe që ajo tregon për vendlindjen e saj.

bebe rexha ds ed grf

© Panoramaplus.al