Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie kanë qenë rivale të forta në dashuri. Ndërsa fituesja nuk dihet ende.

Pas i dha fund fejesës me Jennifer, Brad Pitt u hodh në krahët e Jolie. Por pas shumë vitesh bashkë çifti i dha fund martesës dhe tani Brad raportohet se po ndez romancëm me Aniston.
Megjithatë kjo nuk është arsyeja e rivalitetit mes dy aktoreve.
Raportohet se yjet e Hollywood janë në betejë për Meghan Markle.

Por për çfarë bëhet fjalë?
Aniston e Jolie nuk kanë qenë asnjëherë mike dhe kurrë nuk kanë pasur rastin të jenë bashkë për shkak të Brad Pitt.
Të dyja thuhet se duan të jenë mike me Dukeshën e Sussex.
“Si Jen ashtu edhe Jolie duan të kalojnë kohë me Meghan dhe Harry kur ata të vijnë në Los Angeles. Që do të thotë se janë rivale sërish,”- tha një burim.
Aktualisht, Duka dhe Dukesha e Sussex janë në Kanada pasi u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore.
Princi Harry dhe Markle pritet të transferohen së shpejti në Hollywood dhe nëse Aniston e Jolie do t’i ftojnë ata, do ti duhet të zgjedhin midis tyre.
“Jennifer ka më shumë forcë tërheqëse pasi ajo mund ti hapë dyert Meghan për shumë role,”– shtoi burimi, duke u shprehur: “Angelina kërkon që Meghan të interesohet më shumë në bamirësi dhe ajo mund ta ndihmojë më shumë se kushdo tjetër në Hollywood.”
© Panoramaplus.al

