14 Shkurt, 2019

Rita Ora stampon në bluzë foton e dy djemve duke u puthur: Gëzuar Shën Valentinin…


Sot është dita e të dashuruarve. Shën Valentini festohet në të gjithë botën.

E të shumtë kanë qenë të famshmit shqiptar e të huaj, të cilët kanë dërguar mesazhe të ndryshme në ditën e të dashuruarve.

Mes tyre është edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Shqiptarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foto ku shfaqet me një bluzë ku shihen dy djem duke u puthur.

“Puthuni me personin që doni sot. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan Rita bashkëngjitur me fotot.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al