Një ditë më parë, këngëtarja e famshme Rita Ora ishte e pranishme në Festivalin e Kanës dhe dukej e mahnitshme me fustanin e saj të bardhë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i mahniti të gjithë me pamjen e saj sensuale e të ëmbël. Por nëna e saj, Vera Ora, nuk ngurroi aspak që ta kritikonte të bijën në sy të miliona ndjekësve.

Rita publikoi dje në profilin e saj në “Instagram”, dy foto ku tregonte se sapo kishte mbërritur në Nice të Francës, ndërkohë komenti i Verës na ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.

“Stop Rit, ti harrove të lash enët këtë mëngjes”, shkruan nëna e Ritës duke e shoqëruar komentin e saj me një emoji duke qeshur me lot, duke lënë të kuptohet se është në kuadrin e shakasë.


