5 Tetor, 2018

Rita Ora shfaqet nudo për revistën e njohur, ja fotot “hot”


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora nuk ka turp që të ekspozojë format e saj trupore. Këtë herë ajo i hoqi të gjitha për të bërë një set fotografik për numrin më të fundit të revistës “Clash”.

27-vjeçarja ka mbuluar pak gjoksin me dy gishta, ndërsa për zonën intime ka përdorur këmbët që të mos e ekspozojë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është zgjedhur për kopertinën e vjeshtës për të folur rreth albumit të ri që do nxjerrë në treg “Phonix”.

“Jam shumë krenare për albumin tim të parë, përndryshe nuk do të isha këtu. Jam më e rritur dhe tani di më shumë. Këtë herë nuk ndihet ndryshe, thjesht ndihem sikur jam më e kënaqur dhe e sigurt”, ka thënë ajo gjatë intervistës.

“Kam dëshirë ti shkund pak gjërat. Përse nuk mund të flas për të vërtetën time. Kam qenë gjithmonë “grua e pavarur!”. Ende jam, por kjo është hera e parë që ndjej sikur jam më e ndjeshme”, thuhet në një fotografi ku janë cituar fjalët e Ritës nga intervista.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al