25 Janar, 2019

Rita Ora publikon fotot super seksi, shkëlqen si imazhi i ri i firmës së njohur


Që në nëntor të vitit të kaluar, kur publikoi albumin “Phoenix”, këngëtarja e famshme Rita Ora ka qenë shumë e angazhuar me koncerte.

Por për këngëtaren me origjinë shqiptare duket se sukseset nuk kanë fund, pasi ajo tashmë do të jetë pjesë e një fushate të re, për këpucët luksoze të “Giuseppe Zanotti”.

“Shumë e emocionuar për fushatën e re të këpucëve luksoze italiane, bazuar në bizhuteritë e mia personale”, është shprehur 28-vjeçarja, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka postuar disa foto provokuese rreth këtij bashkëpunimi.

Rita Ora u sigurua që të gjithë sytë të ishin te këpucët e saj të mrekullueshme, të cilat përfshinin kryesisht çizme të larta lëkure, të hapura nga mbrapa.

Sigurisht që koleksioni përmban edhe këpucë me taka që theksojnë kofshët apo sandale të hapura me zinxhir përreth këmbës.

© Panoramaplus.al