Një festë e madhe, ku është dëgjuar edhe muzikë shqiptare, është mbajtur dje mbrëma në një prej club-eve më të njohur të Milanos, “Just Cavalli”.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë shkaku që janë mbledhur të gjithë shqiptarët për të festuar. Ora prej dy ditësh ndodhet në Milano të Italisë, ku mbajti koncertin e saj.
Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se Rita ka festuar më të tjerë shqiptarë të pranishëm në club, mes të cilëve Kejvina Kthella dhe ish-banori i Big Brother, Klodiani.

E ka qenë pikërisht Klodiani, ai që ka postuar çdo moment nga kjo festë, edhe çastin kur Rita kërcente nën ritmet e muzikës shqip.

Në disa prej videove të publikuara në Instastory, Rita shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së Elvana Gjatës, “Love me”, si dhe hitin e Capital T “Kujtime”.
Gjithashtu dëgjohet edhe ajo e Gjikos me Skerdin “Si Bugati”, duke e kthyer kështu atmosferën në club 100 për qind shqiptare.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

