19 Gusht, 2021

Rita Ora flet për herë të parë për romancën me regjisorin 46-vjeçar, këngëtarja: Jam shumë e lumtur


Rita Ora  ka folur për herë të parë për romancën e saj me të dashurin Taika Waititi. Këngëtarja 30-vjeçare, tha për “The Kyle dhe Jackie O Show” se ishte “shumë e lumtur” me regjisorin e Zelandës së Re, i cili është 46 vjeç, shkruan “Daily Mail”.

rita ora (2)

Ajo foli për të dashurin e saj pasi drejtuesi i radios Jackie ‘O’ Henderson tha që Taika duket si ‘djali më argëtues’ deri më tani. Rita udhëtoi drejt Sidneit në shkurt për të filmuar “The Voice Australia”, pastaj u nis për në Los Anxhelos në fillim të qershorit.

rita ora (5)

Më bëhet shumë qejfi që ju të dy jeni çift. A është ai ‘djali më argëtues ndonjëherë’? “,- e pyeti Jackie.

Faleminderit shumë. Unë mendoj se Australia ishte një vend kaq i mrekullueshëm, dielli po shkëlqente dhe ishte thjesht e natyrshme. Jam në një vend shumë të lumtur,“- u përgjigj Rita.

rita ora dua lipa (1)

Por kur Jackie u përpoq të merrte më shumë informacione nga Rita, ajo i anashkaloi pyetjet dhe e drejtoi bisedën tek udhëtimi i saj në Down Under.

A jeni në një nga vendet më të mira që keni qenë për një kohë të gjatë?”- pyeti prezantuesi.

rita ora (6)

Unë dua të kthehem në Australi,” u përgjigj ajo, duke anashkaluar jetën private. “Unë po përpiqem sa më shumë ta kuptoj … Unë me të vërtetë rashë në dashuri.

rita ora (11)

Ajo madje tha se shpresonte që një ditë të shkonte në Australi për të jetuar “me kohë të pjesshme”.

Taika festoi ditëlindjen tre ditë më parë dhe mbrëmjen e djeshme, Rita publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto të shkrepura gjatë darkës që kanë kaluar bashkë dhe çifti duken shumë të dashuruar.

rita ora (1)

Një burim i tha “The Sun” se çifti filloi të takohej ‘fshehurazi’ në fillim të marsit.

rita ora (7)

Ata kanë qenë bashkë që nga fillimi i muajit mars, por i kanë mbajtur gjërat në nivele të ulëta. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien, ata janë vërtet të dashuruar me njëri -tjetrin,”- tha burimi në atë kohë.

rita ora (8)

Këngëtarja e “Hot Right Now” bëri debutimin e parë me Taika-n në tapetin e kuq në premierën e filmit “The Suicide Squad” në fillim të këtij muaji.

rita ora (15) rita ora (10) rita ora (8) rita ora (7) rita ora (6) rita ora rita ora taika waititi (6)

© Panoramaplus.al