Këngëtarja e famshme, Rita Ora, është shfaqur në takimin e parë me mediat, pas mbërritjes në Kosovë. Ajo ndodhet në vendlindje në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Gjatë konferencës për mediat, këngëtarja me origjinë shqiptare foli rreth misionit të saj bamirës. Gjithashtu Rita u shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.
“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Ora.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, këngëtarja do të vizitojë nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Ndërkohë në këtë udhëtim, Ritën e kanë shoqëruar babai dhe nëna e saj.
© Panoramaplus.al
