Këngëtarja me famë botërore Rita Ora feston sot 28-vjetorin e lindjes. Urimet me rastin e ditëlindjes së saj janë të shumta, duke nisur nga familja, miqtë dhe fansat.

Mes urimeve më të veçanta janë ato që i bëjnë familjarët e saj, mami Vera, babi Besnik, motra Elena dhe vëllai Don.

“Rita Pita, urime ditëlindja zog! Të dua shumë! Shijoje Phoenix”, shkroi krah një fotoje nga fëmijëria e këngëtares, nëna e saj.

Gjithashtu edhe i ati sjell një kujtim kur Rita ishte fëmijë dhe i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen. Shumë urime. Të dua. Babi”.

“Gëzuar ditëlindjen! Motra ime e madhe ka nisur që të punojë që kur ishte 16 vjeçe dhe që atëherë nuk ka ndaluar. Të dua. Je një frymëzim i madh për mua dhe vlerësoj çdo gjë që bën për mua dhe ata përreth teje. Asnjëherë mos ndalo të qenit e mrekullueshme!”, shkruan i vëllai i Ritës teksa poston një foto të saj kur ka qenë e vogël duke u ngjitur në një pemë.

Edhe e motra e këngëtares së famshme ka vendosur që ta urojë Ritën me një foto kur ata të dyja kanë qenë të vogla: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua shumë! Koha të festosh në Australi!”.

Ndërkohë kujtojmë që këngëtarja të premten lançoi albumin e ri “Phoenix”, i cili vazhdon të renditet në 10-shen më të dëgjuar.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
