12 Tetor, 2018

Rita Ora e Bebe Rexha shfaqen të mrekullueshme në Los Anxhelos, biondet seksi dinë të tërheqin vëmendjen (FOTO)


Janë të dyja bionde shumë seksi dhe dinë shumë mirë se si të japin shfaqje para aparateve fotografikë.

Është fjala për dy këngëtaret e famshme shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha. Të enjten vajzat bukuroshe shkëlqyen teksa parakaluan në tapetin e kuq te eventi “A’ game to a City of Hope” në Santa Monica në Los Anxhelos.

27-vjeçarja Rita dukej mjaft elegante në një fustan të kuq, ndërsa 29-vjeçarja Bebe i shfaqi mjaft bukur format e saj të mrekullueshme në një fustan të shndritshëm, shkruan “Daily Mail”.

Fustani elegant i tregonte të gjithë kurrizin Orës, duke zbuluar kështu edhe tatuazhet e shumta që ajo ka. Ndërkohë veshjen ajo e ka shoqëruar me disa aksesorë si vëth e byzylyk diamanti si dhe unaza të ndryshme.

Ndërsa Bebe kishte zgjedhur një fustan me mëngë të gjata, me dekolte si dhe me një të çarë që i tregonin këmbët e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al