Tri këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin mbrëmë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Amarican Music Awards”.

Që të tria shkëlqyen në tapetin e kuq, ku më pas Dua dhuroi një performancë të bukur të hiteve të saj, ndërsa Rita dhe Bebe prezantuan një trofe së bashku.
Ora, Rexha dhe Lipa kanë postuar foto e video të ndryshme nga mbrëmja e djeshme, ku vihet re se Dua nuk është takuar me dy shqiptaret e tjera.

Në “Instastsory” Rita ka postuar një video ku shfaqet së bashku me Beben teksa janë duke pozuar për aparatet e shumtë fotografikë.

Edhe Rexha ka postuar po në “Instastory” e saj një video ku shfaqet vetëm Ora me një fustan të zi dhe mjaft elegant, që i tregon format trupore.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
