15 Shkurt, 2022

Rita Ora dhe Taika Waititi rrëfejnë historinë e romancës së tyre: Vendosëm t’i “komplikojmë” gjërat, por…


Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është prej rreth një viti në një romancë me regjisorin e njohur Taika Waititi. Ky i fundit ka shprehur publikisht dashurinë për artisten dhe ka zbuluar disa detaje që nuk i dinim për fillimet e romancës së tyre.

Regjisori i “Jojo Rabbit” tregoi nëpërmjet disa postimeve në Instagram-in e tij se si miqësia e tij me artisten u shndërrua gradualisht në diçka më shumë. Ai zbuloi se është njohur 4 vite më parë me yllin e popit, madje ka postuar edhe një foto të shkëputur nga takimi i tyre i parë.

“Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë.”, shkruan Waititi në postim, duke shtuar me nota humori: “Pastaj një vit më parë vendosëm t’i “komplikojmë” gjërat, por u bënë më të thjeshta”, duke iu referuar fillimeve të lidhjes me këngëtaren.

Nga ana tjetër edhe Rita Ora ka bërë një postim në Instagramin e saj ku shkruan:

“Ne, 4 vite më parë, deri tani, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”.

Waititi ndau gjithashtu foto nga prapaskenat e çiftit në shfaqjen e madhe të muzikës “Super Bowl”, dhe në fund një album të cilin e ka titulluar “Të dashurit e Instagramit”.

Lidhja e Rita Orës dhe Taika Watitit u bë publike në prill të vitit 202, kur ata u fotografuan bashkë në premierën e RuPaul’s Drag Race: Down Under. Fotot e tij duke puthur këngëtaren u bënë virale në mediat sociale vitin e kaluar.

© Panoramaplus.al