Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka udhëtuar drejt Ibizës me partnerin e saj, Taika Waititi ku dhe ka ndarë fotot e para nga pushimet.

Në ‘Instagram’, Rita na tregoi se këtë herë nuk shtoi në Ibiza vetëm për të pushuar por edhe për të pasur një përvojë të veçantë dhe të rikuperojë shëndetin e saj fizik.
Në fotot e artistes vërehet se ajo është futur në një vasë të mbushur plot me akull, për të praktikuar krioterapinë ose ndryshe terapia në të ftohtë, ku i është bashkuar edhe parteri i saj.
Kjo metodë është zbuluar nga holandezi Wim Hof, ku thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, përshpejtimin e metabolizmit, uljen e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjeve të muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.
Çfarë është krimoterapia?
Përkufizimi krioterapi vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë “trajtimi me të ftohtë”. Krioterapia futet në metodat e reja të trajtimit, që ka lulëzuar në këto dhjetëvjeçarët e fundit për trajtimin e disa gjendjeve estetike dhe mjekësore. teknikë i ka rrënjët tek e shkuar dhe tradita dhe me kalimin e viteve shkencëtarët dhe mjekët e kanë rafinuar më shumë, për ta bërë një terapi kurative me të gjitha efektet e tij.
Dihet që mjekësia ka bërë hapa gjigante, por krioterapia aktuale ka mbajtur, në disa aspekte, konceptet bazë: të ftohtin, që më parë mendohej si një mjet për të lehtësuar dhimbjet më të thjeshta si ethet, dhimbjet muskulare, ndërsa sot përdoret për të trajtuar shqetësimet dermatologjike si lythat, aknet, shenjat, neoplazmat dhe melanomat.
© Panoramaplus.al

