
Rita Ora ka shijuar çdo moment në Brazil. Ajo ndau një sërë fotografish nga udhëtimi i saj në Amerikën e Jugut teksa tanimë është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.
Këngëtarja 31 vjeçare dukej në qiellin e shtatë në foto teksa përfitoi sa më shumë nga moti i ngrohtë duke u shfaqur në bikini shumëngjyrëshe dhe një fund të ngjashëm.

Krijuesja e hiteve shfaqi trupin e saj të tonifikuar teksa relaksohej në një karrige plazhi dhe mbante një kapele po ashtu shumëngjyrshe. Look-un e saj ajo e kishte kombinuar me një palë shapka me platformë ngjyrë neon.


Këngëtarja mori pjesë gjithashtu në një event të Costa Brazil me Vogue Brazil. Rita ndezi rrjetin duke ekspozuar të brendshmet e saj nën fustanin shumëngjyrësh të tejdukshëm, i cili kishte një dizajn zinxhir përpara. Gishti i saj i unazës nuk dukej në foto. Ajo u shfaq me sandale të zeza me rripa me detaje diamante. Flokët i kishte bërë kaçurrela natyrale ndërsa pozonte për foto para një sfondi me gjethe jeshile.

Pas eventit, këngëtarja ndau një galeri fotografish të saj e veshur me pantallonat të shkurtëra me printe duke hipur në një helikopter për performancën e saj të radhës. Ajo i kombinoi me geta të printuara dhe një triko jeshile.
Rita u ngjit në skenë në Festivalin Rock in Rio në Cidade do Rock të shtunën. Këngëtarja tregoi format e saj me një ‘body’ fantastik argjendi me thekë diamant dhe doreza të ngjashme. Ajo veshi një palë këpucë me taka.
View this post on Instagram
© Panoramaplus.al

