1 Tetor, 2018

Rita Ora bëhet e para femër që pozon për… (FOTO)


Në revistën “Esquire” gjithmonë shfaqen personazhe të famshëm të showbiz-it botëror dhe të qenurit në kopertinën e saj është një arritje për çdokënd, pasi është njëra nga më prestigjiozet në botë.

Kjo revistë botohet edhe në Lindjen e Mesme, zonë që njihet për problemet konfliktuale në lidhje me raportin ndaj femrave dhe rëndësisë që ato duhet të kenë në shoqëri.

Por këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka thyer një “tabu”. Ajo është bërë e para femër që del në kopertinën e revistës “Esquire” për zonën e Lindjes së Mesme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar disa foto, teksa falenderon revistën që e bëri të paren femër që pozon për të.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al