
Ju kujtohet kur Kim Kardashian gjatë një hedhje nga jahti në show-n televiziv “Keeping up with the Kardashians” humbi vathin e saj të diamantit në oqean?!

Epo një situatë e ngjashmë i ka ndodhur edhe Angela Caloisi, e cila teksa po arrinte në Festivalin e Venecias” me një varkë i ka rënë unaza me diamant në ujë.
Këtë moment e ka ndarë në TikTokun e saj vetë influencerja. Në videon e publikuar duket Caloisi duke kërkuar unazën, por më kot.
@angelacaloisi77 questo non è un pov però @matteostellini #venezia79 #festivaldivenezia ♬ suono originale – Angela Caloisi
Sakaq Angela ishte e ftuar si ambasadore e Ghd-së në Festivalin e Filmit në Venecia 2022 për të marrë pjesë në premierën e filmit “The Immensity”, së bashku me influencues dhe modele të tjera.



