Angelina Jolie e ka ndaluar ish bashkëshortin e saj Brad Pitt të lejojë gjashtë fëmijët e tyre që të shohin ish gruan e aktorit, Jennifer Aniston.

Lajmet vijnë mes thashethemeve se Brad dhe Jenniifer kanë rindezur romancën e tyre pas finalizimit të divorcit të 56 vjeçarit me Jolie.
Angelina ka kërkuar kujdestari të plotë për fëmijët e tyre dhe dyshohet se është e zemëruar që Brad dhe Jen janë parë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Angelina dhe Brad janë prindër të Maddox, 18 vjeç, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 13 dhe binjakëve 11 vjeçarë Knox e Vivienne.
“Angelina ka kërkuar që Jen të ndalohet të shikojë fëmijët e saj. Majde ka bërë një kërkesë për vlerësim të ri të kujdestarisë së tyre. Është një shok i madh sidomos për fëmijët,”- tha një burim.

Ndësa shtoi se Brad kishte shpresuar që beteja e tyre legale të përfundonte në maj, tre vite pas Angelina paraqiti kërkesën për divorc.



