Bradley Cooper dhe Irina Shayk, të cilët u ndanë në vitin 2019, raportohet se janë rikthyer së bashku. Madje aktori dhe supermodelja ruse, prindër të një vajze 5-vjeçare, Lea De Seine, synojnë të zgjerojnë familjen e tyre.

Një burim tha për Page Six, se dyshja dëshirojnë të kenë fëmijë të tjerë së bashku.
Irina postoi një foto nga pushimet e tyre familjare tropikale këtë javë dhe menjëherë u nxitën thashethemet se romanca e tyre ishte rindezur.

“Ishte një largim i vërtetë familjar dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, thotë burimi. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla dhe babai i fëmijës së saj të jetë Bradley”.

Cooper së fundmi është parë duke kaluar kohë me ish-in e Anthony Weiner, Huma Abedin, por thuhet se s’ka asgjë mes tyre.
Pas ndarjes nga aktori, Shayk u lidh për një kohë të shkurtër me Vito Schnabel dhe më pas me Kanye West, romanca që morën fund.

“Të dy Bradley dhe Irina s’kanë pasur lidhje serioze me askënd tjetër dhe të dy janë në idenë për të pasur një fëmijë”, thotë burimi për Page Six.
Dyshja, të cilët ishin në lidhje për katër vjet, shkojnë mirë së bashku dhe shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Cooper dhe modelja e Sports Illustrated u panë për herë të parë në një takim në shfaqjen në Broadëay “Finding Neverland” në 2015.
Pak para ndarjes së tyre në vitin 2019, një burim tha për Page Six: “Për shkak të vajzës së tyre, ata vazhdojnë të përpiqen. Gjërat nuk janë mirë. Asnjëri nuk është i lumtur.”












