
Bora Zemani-Donald Veshaj sërish përballë Beatrix Ramosaj e cila në krah do të ketë Iliri Shaqirin këtë herë! Ky është lajmi që qarkulloi menjëherë në rrjet pas një postimi të moderatores Alketa Vejsiu. Mirëpo pasi u zbuluan të gjithë konkurrentët e emisionit “Dance With Me”, u vu re se emri i Beatrix nuk ishte në ata pjesëmarrës.
Dyshimet janë rikthyer sërish në lidhje me këngëtaren. Gjatë puntatës së sotme, prezantuesja Alketa Vejsiu është shprehur se do të ketë hyrje të reja dhe surpriza në puntatat e radhës së spektaklit.
Ermal Mamaqi, si anëtar i jurisë, pyeti nëse do të jetë Beatrixi dhe Alketa ftesën e la të hapur për këngëtaren nëse dëshiron të bëhet pjesë e këtij spektakli.
Biseda:
Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të breja në këtë formacion.
Ermal Mamaqi: Do vijë Beatrixi?
Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.
Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.
Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DWMA, mirë se të vijë.
Kujtojmë se Beatrix u fotografua disa ditë më parë me moderatoren Alketa Vejsiu, dhe menaxherin Popi Kola, i cili njihet për bashkëpunimet e tij në programet e TV Klan. Mbetet për t’u parë nëse Beatrix ka vendosur të rikthehet në ekran, në një spektakël kërcimi, përballë Borë dhe Donaldit.
Është konfirmuar tashmë që në sezonin e ri televiziv, rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurrentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, do vënë përballë edhe një herë emrat e përfolur prej muaj në media për jetën e tyre.

Tashmë është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars” që do të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel. Po ashtu, sipas raportimeve, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës.
Mesa duket Iliri dhe Donaldi do jenë sërish në konkurrencë, por në kushte të tjera. Ajo që ishte mbështetësja e tij në BBVIP do jetë në krah të Ilirin këtë herë, kurse krah Donaldit do jetë partnerja e shumë viteve tanimë.
Pak javë më parë Alketa Vejsiu e pyetur në lidhje me ethet e konkurrencës, dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy. “E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.
© Panoramaplus.al
