Rina Balaj është një nga reperet e talentuara të showbizit shqiptar. Për një kohë shumë të shkurtër ajo ka fituar popullaritet.

Por duket se ajo ka marrë vendim të papritur. Ajo ka mbyllur profiling e saj në ‘Instagram’ nga ku ka lajmëruar se për një kohë të caktuar nuk do të jetë aktive, për arsye personale.

“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkuptimin!!”, shkruan reperja në ‘Instastory’.
Kujtojmë se projekti i saj i fundit është kënga ‘Ideal’ i cili rezultoi shumë i suksesshëm.


