12 Gusht, 2019

Rina dhe Fero nuk flasin me njëri-tjetrin? Zbulohet shkaku i sherrit mes reperëve


Fero dhe Rina kanë disa bashkëpunime së bashku, si dhe njihen për miqësinë e tyre prej kohësh. Por mesa duket raporti mes dy reperëve të njohur nuk është si më parë.

Miqësisë së tyre u duk se i erdhi fundi kur Fero vlerësoi kundërshtaren e Rinës, reperen Tayna. Por a është ky burimi i mosmarrëveshjes së tyre?

Sipas “Prive.al”, krisjet mes tyre datojnë kohë më parë. “Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin”, tha burimi për “Prive.al”.

Megjithatë krisja në marrëdhënien mes tyre ka lidhje edhe me afrimin e Feros me rivalet e Rinës dhe këtë e konfirmon edhe burimi vetë:

“Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca”,  shtoi ky burim.

Ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe e vetmja herë kur i sheh bashkë janë kur performojnë në ndonjë club.

© Panoramaplus.al