25 Shtator, 2019

Rikthehet “Shiko kush luan”, në promon e emisionit Luana na prezanton me lëvizjet e reja


Pas disa javësh pushim, Luana Vjollca është rikthyer sërish për të nisur punën për sezonin e ri televiziv. Nga e shtuna e javës tjetër, Luana do të shfaqet sërish në ekranin e “Top Channel” për drejtimin e emisionit të mbrëmjes, “Shiko kush luan”.

Luana ka publikuar promon e emisionit, në të cilin vihet re se këtë sezon do t’i bashkohet skuadrës edhe Rezart Veleshnja. Ndërsa Florjan Binaj vazhdon të jetë po aty, duke mbajtur rolin si kapiten i njërit prej skuadrave.

Në reklamën e “Shiko kush luan”, Luana, Flori dhe Rezarti shihen duke rregulluar vetë studion, duke treguar në këtë formë se Vjollca është shumë e përkushtuar në emisionin e saj, ku ka dhe rolin e autores. Bashkëngjitur videos që ka publikuar, Luana ka shkruar: “Bletat punëtore e bënë gati skenën. ‘Shiko kush luan’ rikthehet më datë 28 shtator në ‘Top Channel’, me 2 superkapitenët Florjan Binaj dhe blerja e re Rezart Veleshnja. Di t’ju them që nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye! Edhe pse e di që mezi po prisni dhe ju njësoj si unë. ‘Shiko kush luan’, çdo të shtunë, ora 21:00”.

© Panoramaplus.al