16 Shtator, 2022

Rikthehet drama/ Pas sherrit për një palë vathë, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi “përplasen” përsëri: Trendin e bëj, nuk…


Jo vetëm fansat por edhe vetë Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi nuk kanë ndërmend t’i japin fund dramës!

Çfarë ndodhi kësaj here?

Dafina dhe Era kanë bërë postime të ngjashme në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme, ku nuk kanë munguar as ‘thumbimet.’

Dafina publikoi në Instastory disa foto ku vëmendjen e përqendroi tek stili i saj i flokëve. Këngëtarja e “Be a man once” u shfaq me një stil të ri të flokëve, konkretisht me baluke.

Por disa minuta pas kësaj Era Istrefi publikoi në profilin e saj disa foto… me flokët me balluke.

Gjithashtu mbishkrimi në foton e këngëtares tregon se ajo po thumbon hapur dikë. “Trend bëj, nuk ndjek”- ka shkruar Era dhe kaq ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë.

Si nisi ‘drama’ Dafina Zeqiri-Era Istrefi

Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër. Veshja dy pjesëshe që duket si e punuar me grep përbëhet nga një crop-top me një krah të gjatë dheme pjesën e poshtme si rrjet. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave.

Mirëpo, fansat e akuzojnë se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje. Sigurisht me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.

 Po ashtu, ndjekësit e artisteve kanë vënë re se ato nuk ndiqen më në Instagram.

Dafina u shfaq me një palë vathë me perla në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik që do publikojë së shpejti me Mozzik. Era shihet në foto me vathë të njëjtë si të Dafinës.

Kaq mjaftoi që kjo e fundit të shkonte në Twitter dhe të shkruante disa statuse. Fillimisht ajo e akuzoi se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”

Ndjekësit shpërthyen në komente duke mbajtur qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sherre për një palë vathë. “Pse Dafina na prish natën kështu? Mendo dy herë para se të postosh diçka. Je shumë artiste e madhe për kështu dramash palidhje!”- shkruan dikush.

Të tjerë janë treguar më të ashpër. “Kur shpërndan urrejtje, merr urrejtje. Merr shembull mga Elvana, Dhurata, Kida sa pozitive dhe aspak inatçore për sukseset e kolegëve. Ti dhe Tayna jeni shumë toksike! Shiko punën tënde, rritu!”- shkruan një komentues. Një tjetër: “Jemi në vitin 2022 dhe ti akoma bën drama me koleget gjoja të kanë kopjuar vathët. Seriozisht? Kur je nervoze më mirë rri larg telefonit mos posto asgjë.”

Sigurisht fan-base e dy këngëtareve kanë mbështetur idhujt e tyre përkatës, duke bërë edhe krahasime mes tyre.

-Si vijoi më tej?
Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.

Nga ana tjetër Era shmangu gjithçka. Deri tani ajo nuk ka bërë asnjë postim lidhur me debatin e nxehtë që ka nisur në rrjetet sociale. Aksesorët dhe veshjet nuk janë ekskluzivë dhe sot tendencat njihen shpejt dhe nga të gjithë, ndaj është e vështirë të kuptosh se kush kë po kopjon dhe mbi të gjitha nëse po “kopjon” apo thjesht ndjek një trend. Ndoshta kanë shije të përbashkëta?

 

© Panoramaplus.al