
Hip-Hopi në përgjithësi dhe ai shqiptar në veçanti ka gjithnjë drama për të ofruar. Dhe këtë herë protagonistët janë sërish Unikkatil dhe Fero, apo me emrat e tyre të vërtetë Viktor Palokaj dhe Feronit Shabani.
E gjitha duket se nisi me publikimin e një kënge të papublikuar të Feros ku ky i fundit i bënte diss Unikkatil. Nuk dihet se si kjo këngë rrodhi në YouTube, por nuk është publikuar nga vetë ai. Diss-i i krijuar, me gjasë, gjatë kohës kur reperi kishte përplasje të forta publike me Unikkatil, ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
E teksa kënga vijon të shpërndahet në mediat sociale, ka ardhur edhe reagimi i Feros. Në një status në rrjetet sociale ai shkruan se ai kapitull është mbyllur dhe kërkon që projekti mos të shpërndahet nga faqet.
“Kushdo që e ka publikuar atë diss, marrë i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë se kom publiku, e pata qit BMË u kon e lehtë. Thojsha që najsen, pastaj i lëshoj Hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, është shprehur ai në postimin e bërë.

Kjo vjen disa muaj pasi Unikkatil solli këngën me titull “Po eci”, që shënon rikthimin e tij në muzikë pas dy vitesh. Menjëherë pas publikimit të këngës, në rrjetet sociale ka nisur të komentohet nëse reperi i ka bërë ‘diss’ Fero dhe Duda, të dy me prejardhje nga Gjilani.
“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Fero i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale. Teksa ka shpërndarë këngën e rivalit në Instastory ai sërish e quajti ‘picamen’ duke bërë ironi me klikimet.

Më tej publikoi një video ku e ofendonte dhe e paralajmëronte se do rikthehet menjëherë në studio për të publikuar këngën e re që sipas tij do jetë e fuqishme.
© Panoramaplus.al
