28 Gusht, 2019

Rikthehet “Big Brother Albania”? Arbana Osmani ngre dyshime: Do doja të dija diçka… (FOTO)


Prej disa ditësh po përflitet për një rikthim të mundshëm në ekran të reality show-t, “Big Brother Albania”.

Pas tre viteve mungesë, burime për “Prive.al” thanë se emisioni do të nisë së shpejti, por deri tani nuk është konfirmuar asgjë.

Por së fundmi moderatorja që ka prezantuar këtë program, Arbana Osmani, ka shtuar dyshimet nëse do bëhet apo jo sërish “Big Brother”.

Ajo ka publikuar disa fotografi të shkëputura gjatë kohës kur prezantonte emisionin dhe shpreson që të shihemi së shpejti

“Do doja të dija diçka, por unë nuk di. Shpresoj t’ju shoh së shpejti gjithsesi. Natën e mirë”, shkruan Arbana në fotot e publikuara në “Instastory”.

© Panoramaplus.al