10 Gusht, 2019

Rike Roci rikthehet me provokime të nxehta, nga pozat me të brendshme tek prekja e pjesëve intime (FOTO)


Ish-lojtarja e “Big Brother” dhe modelja e njohur Rike Roçi ka tërhequr gjithmonë vëmendjen më format e saj trupore dhe pamjen e saj. Roçi shpesh herë publikon foto provokative në rrjetet e saj sociale të cilat nuk kalojnë pa u vënë re nga ndjekësit e saj, shkruan.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto e veshur me pantallona dhe një bluzë të shkurtër, por ajo që i çuditi të gjithë ishte pozicioni i dorës së saj. Kjo foto u konsideruar shumë provokuese, por Rike u sqarua më vonë në Instagram duke thënë se vendosja e dorës në pozicionin intim ishte si një diss për njerëzit e këqij.

Nuk dihet se për kë e kishte konkretisht, por një gjë është e sigurt që Rike duukej shumë provokuese. Duket se Rike është rikthyer fuqishëm këtë verë me postime nga pushimet e saj luksoze. Por ajo këtë stinë të nxehtë e ka shfrytëzuar për të realizuar një set fotosh me të brendshmesh seksi, ku duket shumë në formë.

Ajo së fundi është parë të argëtohet me ish-bashkëshortën e futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmanin. Këtë vit Rike, e njohur si tifozja shqiptare më seksi, i hyrihyrë karrierës së ëndërruar, kinemasë. Ish-banorja e “Big Brother” 3, tregoi se ka nisur studimet, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Për “Panorama Plus”, Rike Roçi konfirmoi faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës. “Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo.

Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon, për të hyrë në tregun e filmit italian si aktore?” Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ajo për “Panorama Plus”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al