Ajo u bë e njohur në “Big Brother” dhe pas përfundimit të këtij reality show, Rike Roçi vijoi duke qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Rike gjithashtu është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon foto provokuese.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka postuar një foto nga pushimet e saj në një nga plazhet e Spanjës, në ishullin e Formentera-s.

Rike ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me Erjona Sulejmanin në një varkë, dhe të dyja janë “topless”.


