Rihanna dhe ASAP Rocky janë bërë prindër për herë të parë gjatë muajit të kaluar. Deri më tani nuk ka pasur asnjë dalje të artistes në publik dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se kujt i ngjason më shumë fëmija. Mesa duket bebushi i ngjason shumë A$AP Rocky -t dhe këngëtares së hitit “Umbrella”. Një burim i brendshëm zbuloi për ‘In Touch Weekly’ më 23 maj 2022, se foshnja në fakt ka një ngjashmëri të madhe me të dy prindërit e tij.

Rihanna u bë nënë e një djali më 13 maj 2022, në Los Angeles, sipas TMZ . Djali i vogël i Rihanna dhe A$AP është i adhurueshëm. Jo shumë njerëz e kanë takuar ende foshnjën e çiftit, por ata kanë dërguar fotografi apo e kanë treguar gjatë një bisede në “FaceTime” me miqtë e tyre. Ai është ka një ngjashmëri mes të dyve dhe pse është ende shumë i vogël. Një ditë duket si A$AP dhe në disa të tjera si Rihanna. Ai ka sytë e Rihanna-s!” Insajderi tha për In Touch Weekly.

Burimi shtoi gjithashtu se Rihanna është shumë e emocionuar që është bërë nënë. Ajo dhe A$AP janë zhvendosur në shtëpinë e saj në Beverly Hills Los Angeles dhe mezi presin të udhëtojnë përsëri dhe ta prezantojnë të voglin e tyre personalisht me të dashurit.” Insajderi shpjegoi gjithashtu se si Rihanna dhe A$AP duan të kalojnë çdo moment me të voglin e tyre. “Ata janë shumë të dashuruar. Me sa di unë, çifti nuk ka punësuar ende një dado, sepse ata mendojnë se është e rëndësishme të lidhen me fëmijën si familje, veçanërisht gjatë javëve të para.”

Rihanna dhe A$AP nuk e kanë zbuluar ende emrin e djalit të tyre. Një burim i tha Us Weekly më 31 maj 2022, se çifti “e kanë ndarë emrin e foshnjës vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes. Ata po e mbajnë sekret derisa të jenë gati ta ndajnë atë me botën.”

Themeluesja e “Fenty Beauty” njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në janar 2022. Çifti postoi foto të tyre në Harlem, Neë York City ku Rihanna kishte veshur një xhaketë të gjatë dhe ekspozoi barkun e saj të rrumbullakosur. Në një intervistë për Vogue , ajo tregoi se sa shumë A$AP e mbështeti atë gjatë shtatzënisë. “Çfarë dua më shumë në marrëdhënien tonë? Transparencë me gjithçka: si ndihemi, cilat janë qëllimet tona, cilat janë frikërat dhe pasiguritë tona. Dobësia për të qenë në gjendje të thoni atë që ndjeni për njëri-tjetrin.”


