Rihanna ka guxuar së fundmi me veshjen e saj teksa mori pjesë në shfaqjen e Dior të Javës së Modës në Paris ditën e sotme.

Ylli i muzikës ka vazhduar të tejkalojë kufijtë e stilit në veshje me të brendshme të zeza dhe me një xhaketë lëkure gjatë paraqitjes së shfaqjes së Dior.
Këngëtarja e cila ka zbuluar shtatëzaninë e saj gjatë muajit janar dhe deri më sot nuk ka reshtur së guxuari në veshjet e saj duke nxjerrë kështu në pah dhe barkun e rrumbullakosur.
Rihanna kishte veshur një palë të brendshme të zeza me tantellë duke sfiduar të ftohtin dhe sipër kishte hedhur një xhaketë të zezë të gjatë lëkure. Me një palë çizme të gjata të shkelqyeshme, disa aksesorë ngjyrë gri dhe flokët gjymsë të kapura, artistja dukej e mrekullueshme.

Themeluesja e “Fenty Beauty” kohëve të fundit ka treguar se është me të vërtetë duke nxitur idenë e të qenurit një “mami seksi”.
Ajo tha për Refinery29 : “Tani për tani jam me të vërtetë duke nxitur idenë e të qënurit seksi. Kur gratë mbeten shtatzënë, shoqëria ka tendencë ta bëjë të ndihesh sikur fshihesh, ndihesh e pasigurt dhe aspak seksi.
Pra, po provoj gjëra që mund të mos kisha pasur as vetëbesimin për t’i provuar para se të mbetem shtatzënë. Sa më të holla sa më të zbuluara, aq më mirë për mua”.
Ajo vazhdoi të thotë se shpreson që linja e saj e të brendshmeve Savage x Fenty t’i lejojë të gjithë klientët e saj të ndihen seksi, duke zbuluar se ishte e rëndësishme për të që askush të mos ndihej i përjashtuar.



