8 Nëntor, 2022

Rihanna flet për herë të parë për djalin e saj, këngëtarja shpjegon arsyen përse nuk e ka shfaqur në publik: Nuk kemi arritur ende…


Rihanna e cila ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, me A$AP Rocky në maj, ka dëshiruar të mos e shfaq në publik djalin e saj, i cili tashmë është 6 muajsh.

Këngëtarja ka realizuar shfaqen e saj të fundit “Savage X Fenty” dhe superylli, ka folur për herë të parë rreth eksperiencës së saj si një nënë e re dhe duket se Riri po shijon çdo sekond që kalon me birin e saj.

“Ai është qesharak, ai është i lumtur dhe ai është i shëndoshë !” tha ajo duke qeshur. “Ai është i mrekullueshëm. Është një moment vërtet i bukur tani.”

Teksa shpjegoi dhe arsyen përse nuk ka dashur ta shfaqë fëmijën e saj, artistja u shpreh:  “Thjesht nuk e kemi arritur ende aty me të vërtetë. Ne thjesht kemi jetuar. Por unë mendoj se ka një liri të caktuar që vjen me një lloj gjëje, si për shembull, nxjerrjen e tij në publik.”

Ajo foli gjithashtu edhe për mëngjeset me fëmijën e saj me partnerin, Asap Rocky.

“O zot, mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij të mëngjesit! Duke parë një fëmijë me çanta të vogla dhe duke u zgjuar dhe ata thjesht janë të befasuar. Ata po përpiqen të kuptojnë se ku janë. Është pjesa më e lezetshme, është pjesa ime e preferuar e ditës”- tregoi Riri.

© Panoramaplus.al