Rihanna ka surprizuar së fundmi A$AP Rockyn në koncertin ku ai po performonte të mërkurën mbrëma, ku ky i fundit e ka thërritur para të gjithë të pranishmëve “gruaja e tij”.

Superylli, e cila tregoi barkun e saj të rrumbullakosur me një fustan të zi transparent ku tregonte të brendshmet e saj me temina, mbërriti në koncert rreth orës 12:45 të mëngjesit, pikërisht kur filloi shfaqja e të dashurit të saj.

35 vjeçarja u shfaq e emocionuar kur partneri i saj nisi të performonte. Megjithatë, ajo që e bëri me të vërtetë të lumtur ishte kur reperi i bëri një dedikim të ëmbël partneres së tij:
“Do të doja t’ia kushtoja këtë këngë gruas sime të bukur!”.

Kujtojmë se Asap Rocky dhe Rihanna janë në një romancë prej disa vitesh tashmë, ku janë bërë dhe prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin RZA Athelston Mayers.
Dhe në shkurt këngëtarja e hitit “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Boël se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Çifti ishin miq për një kohë të gjatë përpara se marrëdhënia e tyre të shkonte më tej në fillim të vitit 2020.
“Ai u bë familja ime në atë kohë,” i tha Rihanna disa kohë më parë në një intervistë me A$AP Mob në mes të pandemisë së koronavirusit.
© Panoramaplus.al@pagesix EXCLUSIVE: #BTS footage from #Rihanna’s VIP section at #ASAPRocky’s #SpotifyBeach ♬ original sound – Pagesix | Celebrity Gossip

