21 Qershor, 2023

Rihanna sjell trendin më të ri! Për herë të parë në historinë e aksesorëve, këngëtarja shfaqet me orën e vendosur në qafë


Rihanna di si të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj, dhe kur vjen puna për tek stili i veshjes ajo ka bërë gjithmonë revolucion.

Për herë të parë në histori, është krijuar një orë e posaçme për tu vendosur në qafë. Dhe ishte pikërisht këngëtarja e hitit “Diamonds” që e ka veshur e para këtë aksesor. Ishte brandi i njohur Jacob & Co, që ka bashkuar forcat me Rihannën dhe kanë sjellë në treg aksesorin unik ‘A Watch Choker’.

Artistja bëri daljen e parë publike me orën e modelit ‘Brilliant Flying Tourbillon’ në qafë në shfaqjen e modës Louis Vuitton 2023 në Paris.

‘Varësja orë’ është e realizuar prej ari të bardhë, dhe ka gjithsej plot 368 diamante. Ndërsa rripi i vendosur në qafën e këngëtares është i krijuar me lëkurë aligatori.

© Panoramaplus.al