11 Gusht, 2023

Rihana dhe A$AP Rocky bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e të voglit


Këngëtarja e njohur Rihana dhe partneri i saj reperi A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë.

Artistja ka sjellë në jetë një vajzë, sipas disa mediave ndërkombëtare.

Mirëpo nga ana tjetër lajmi i ëmbël ende nuk është konfirmuar nga çifti apo nga rrethi i tyre shoqëror.

Këngëtarja bëri publike lajmin se është në pritje të ëmbël gjatë performancës në Super Bowl me 12 shkurt në Gendale të Arizonas, teksa shfaqi barkun e rrumbullakët.

Kujtojmë që në vitin 2022 Rihana dhe A$AP Rocky  kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin RZA Athelston Mayers.

© Panoramaplus.al