Këngëtari i famshëm, Ricky Martin dhe partneri i tij, Jwan Yosef, u bënë prindër të një vajze në janar të këtij viti. Nëpërmjet një nëne mbartëse në jetë erdhi vogëlushja e tyre, Lucia.

Ishte vetë këngëtari ai që ndau me fansat e tij të shumtë lajmin e bukur, duke treguar emocionet e para nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Gjatë kësaj periudhe, Ricky ka preferuar që mos të publikojë fotografi ku shfaqej portreti i vajzës. Por së fundmi ka vendosur që ta thyej këtë rregull.

Teksa ndodhen me pushime nuk ka ngurruar ta prezantojë për herë të parë me ndjekësit e tij në “Instagram”. Këngëtari ka postuar një foto ku shfaqet ai që mban në krahë vogëlushen e tij, e cila duket topolake dhe e bukur.

“Drita e syve të mi”, janë fjalët që Martin ka shoqëruar foton. Ndërkohë Lucia nuk është fëmija i vetëm i familjes, pasi këngëtari është edhe baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të lindur nga një nënë mbartëse në 2008-ën.
© Panoramaplus.al
