7 Qershor, 2023

Ricky Martin për herë të parë në Tiranë! Zbulohet data se kur do të performojë ylli i muzikës latine


Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë këtë verë në Tiranë.

Ylli botëror i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në vendin tonë.

Ricky do të përformojë në sheshin “Skëndërbej” dhe do të shoqërohet nga Orkestra Kombëtare e Tiranës dhe grupi i tij për të dhuruar një performancë madhështore.

Lajmi është konfirmuar sot nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të cilët përmes një postimi në mediat sociale kanë zbuluar se Ricky do performojë në kryeqytet më 20 korrik.

© Panoramaplus.al