Ka nisur koncerti në Sheshin “Skënderbej ku sonte për Shqipërinë do të performojë këngëtari me famë botërore, Ricky Martin.
Ricky Martin është një nga emrat më të pëlqyer për dashamirsit e ritmit dhe energjisë që përcjell muzika e tij.
Nga fotot e siguruara nga Gazeta Panorma duket të ketë një pjesëmarrje të lartë dhe atmosferë tejet elektrizuese.
Ricky prej dy ditësh ka mbërritur në tiranë ku nuk ka hezituar aspak të shpërndaj vende apo edhe të shpreh kënaqësinë që ndien lidhur me performance e tij para shqiptarëve.
“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Puerto Rico, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin.”- u shpreh sot artisti me fame botërore pasi Erion Veliaj e priti në zyrën e tij këngëtarin nga ku në shenjë mirë se ardhje i dhuroi edhe çmimin “Çelësin e Qytetit”.

video:
© Panoramaplus.al@panoramatv.al #v #viraltiktok #viral_video_tiktok_treding #shperndajeni➡️shperndaje➡️shperndajeni⬅️ #panoramatvalbania #panoramatv #shperndajeni ♬ original sound – Panorama TV Albania

