Në fund të një mbrëmjeje me kërcime, Deborah Keçi lë përfundimisht garën e “Dancing With The Stars”.

Deborah u përball në ‘Dance Off’ me Julka Gramon. Samba e kësaj të fundit fitoi mbi swing-un e sportistes. “Nuk e kam menduar asnjëherë që do të kërceja në skenë të tillë, aq më tepër që do të vija në javën e shtatë, faleminderit jurisë, konkurrentëve, Nikos, ju dua shumë”, tha sportistja në fund të kësaj eksperience të veçantë për të.

Javën e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet valleve më të bukura të trevave shqipfolëse, e konceptuar si një festë e madhe, spektakli i kërcimit do t’i dedikohet folklorit dhe traditës popullore shqiptare.
© Panoramaplus.al

