Një shqiptare, e cila jeton në Kaliforni, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale përvojën e saj pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

22 vjeçarja, Bjonda Haliti me anë të postimeve në Twitter tregoi simptomat që ndjeu nga dita e parë dhe deri në momentin kur filloi të ndihej më mirë.
Ajo tregoi se fillimisht hezitoi të ndante përvojën e saj por më pas vendosi ta shkruante në rrjetin social për të ndërgjegjësuar bashkëmoshatarët e saj dhe për të ndihmuar njerëzit që kanë ankth dhe stres nga pandemia.
Postimi i plotë:
“Jam 22 vjeçe dhe kam rezultuat pozitive me COVID-19. Isha në dilemë ta postoja apo jo por dua të ndaj përvojën time sidomos me moshatarët e mi për ti ndërgjegjësuar dhe për të lehtësuar stresin e ankthin që disa mund të kenë për shkak të pandemisë.
Dita e 1: Nisi me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.
Dita 2: Ndjeva shumë shtrëngim në kokë deri në atë pikë sa duhet të kollitesha lehtë për të shmangur dhimbjen. Atë natë, unë kisha të dridhrura dhe ethe. Një simptomë kryesore ishte tek pjesa e syve, më lotonin dhe më digjnin.
Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare, vetëm më flihej dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kollë e thatë, migrenë, temperaturë, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin. Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kohës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.
Dita 4: Më në fund nuk ka më ethe, por u shfaq një simptomë e re: vështirësi në frymëmarrje. Ishte e pakëndshme, ndjeja sikur kisha tulla në gjoks. Kam provuar testin e vetë-diagnostikimit që lexova në internet (mbaj frymën tënde dhe numëro në 10) të cilin e bëra me sukses pa komplikime.
Më pas doja të testohesha për koronavirusin, por ishte shumë e vështirë. U vetëkarantinova dhe vazhdoja të vazhdoja të hidratohesha.
Dita 5: Simptomat: dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Shkova te i njëjti mjek dhe i kërkova tëmë bënte testin. Kërkova të më bënte grafi në kraharor, gjithçka doli normale.
Më këshilluan që të vazhdoja karantinimin dhe do ti merrja rezultatet e mia pas 5-6 ditësh.
Dita 6 – Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit, simptomat e mia ishin: dhimbje të fytit, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Nivelet e mia të energjisë filluan të rriten.
Dita 7 – Simptomat: dhimbje të lehta të fytit, kollë e lehtë, vështirësi në frymëmarrje. Nivelet e energjisë u rritën.
Dita 8 – Simptomat: Kollë e butë, fillova të ndjehem përsëri vetvetja. Kisha energji!
Dita 9: Simptomat: Kollitja ime ishte pak më e rëndë, nivele normale të energjisë.
Dita 10: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv!
Bondja bëri edhe një përditësim të fundit të shëndetit të saj duke shkruar: Përditësimi i shëndetit: Ndihem më mirë, kam nivele normale të energjisë. Kam pak presion të sinusit dhe dhimbje koke, por vazhdoj të hidratohem sa të jetë e mundur dhe në përgjithësi kam shëndet të mirë!
© Panoramaplus.al
