Mbrëmja e djeshme është shoqëruar me stuhi e rrebeshe shiu. Rrufetë e shumta kanë rrezikuar edhe jetën e këngëtares shqiptare, Rezarta Shkurta dhe të familjes së saj.

Në një postim në “Instastory” ajo tregon se shtëpia e saj është prekur nga flakët për shkak të rrufesë. Por janë marrë masa imediate dhe gjithçka ka kaluar pa pasoja.

“Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu. Dua të falenderoj nga zemra policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pakonsiderushme.”- shkruan këngëtarja.

© Panoramaplus.al

