Rezarta Shkurta është larguar prej më shumë se 4 vjetësh nga muzika, duke ju përkushtuar biznesit të saj privat.

Por shpesh herë ndjekësit e saj në rrjetet sociale venë në dyshim mënyrën se si ajo e filloi biznesin e saj.
“Me çfarë lekësh e ke hap kompaninë?”, u pyet Shkurta nga një ndjekës.

“Një gjë është e sigurtë, jo me lekët e tua. Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që s’kushton shumë ta hapësh, por ta mbash, dhe për t’u mbajtur, do talent që ta jep vetëm zoti”, i përgjigjet Rezarta.


