5 Tetor, 2023

Rezart Veleshnja largohet pas shumë vitesh nga “Portokallia”?


Një nga aktorët e humorit më të dashur nga publiku shqiptar, Rezart Veleshnja nuk do të jetë më në “portokalli”, pjesë e së cilës ka qenë prej vitesh.

Sipas disa burimeve për revistën “Story”, aktori e mori vendimin në mënyrë të papritur pas premierës së sezonit të ri të emisionit.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë e çoi Rezin në marrjen e këtij vendimi.

Ndonëse sipas burimeve për këtë revistë aktori është larguar nga “Portokallia” për të hapur emisionin e tij në një tjetër television, lajmi akoma nuk është konfirmuar nga vetë ai.

 

© Panoramaplus.al