31 Maj, 2019

Rezart Veleshnja i kërkon publikisht Ermalit lekët e rolit në  filmin “2 gisht mjaltë”: Më ka borxh…


Për muaj me radhë, filmi “2 gisht mjaltë” bëri bujë në kinematë shqiptare. Pjesë e tij ishin disa nga aktorët më të njohur shqiptar, mes tyre edhe Rezart Veleshnja, i cili luante rolin e fatorinos.

E teksa nëpër intervista të ndryshme e pyesnin se sa para ka marrë për këtë rol, ai me humor përgjigjej se është paguar vetëm me 200 euro.

Por së fundmi, në një video të publikuar në “Instastory”, Rezarti shfaqet së bashku me Ermal Mamaqin dhe i kërkon lekët që i ka borxh.

“Më ka 8800 eoru borxh, se 200 mi dha. 9000 euro ishte roli im. Ermal të falenderoj”, dëgjohet Rezarti duke thënë me shaka në video.

© Panoramaplus.al