9 Nëntor, 2022

Revista prestigjoze padit reperët e njohur, Ja arsyeja


Botuesi i revistës ikonë të modës, Vogue, Conde Nast, ka ngritur një padi prej katër milionë dollarësh (afro katër milionë euro) kundër Drake dhe reperit 21 Savage – pasi dyshja krijuan botime false të Vogue për të promovuar albumin e tyre të ri “Her Loss”.

Roger LynchGlamour Women of the Year Awards, Arrivals, New York, USA - 11 Nov 2019

Kopjet u bënë virale në mediat sociale, postera të rremë u vendosën në New York dhe u shpërndanë në vende si: Miami, Atlanta dhe Los Angeles. Madje Drake shkroi në Twitter së bashku me imazhin e kopertinës: “Unë dhe vëllai im nesër në stendat e gazetave!! Faleminderit revista Vogue dhe Anna Wintour për dashurinë dhe mbështetjen në këtë moment historik”

 

Sipas padisë  e paraqitur këtë javë në Distriktin Jugor të New Yorkut dhe e parë nga Page Six, Conde Nast kërkoi që Drake dhe ekipi i tij të ndalonin “përdorimin e paautorizuar të markës tregtare Vogue duke hequr postimin nga Instagrami, ndërprerë çdo shpërndarje të kësaj ‘reviste’ dhe duke lëshuar një deklaratë publike që sqaronte se kjo nuk ishte një kopertinë e vërtetë e Vogue”.

Drake's Fake Vogue Cover: Conde Nast Files Lawsuit Over Album Stunt – Billboard

Dokumentet e gjykatës vazhdojnë të pretendojnë: “Anna Wintour nuk autorizoi përdorimin e imazhit të saj për të promovuar albumin e të pandehurve”. Dokumenti gjithashtu argumenton se posterat e falsifikuar “shfrytëzojnë” markën tregtare të revistës dhe kanë shkaktuar “konfuzion të gjerë publik”. Sipas padisë, Conde Nast po kërkon dëmshpërblim prej katër milionë dollarësh apo afro katër milionë euro.

File:Roger Lynch in Paris, 2019.jpg - Wikimedia Commons

Por një burim nga ana tjetër ka thënë për Page Six se ‘Drake nuk është i shqetësuar’. “Her Loss” u publikua në fillim të këtij muaji dhe përfshin katër këngë solo të Drake dhe një solo nga 21 Savage.

Drake | POPSUGAR Entertainment

© Panoramaplus.al