2 Qershor, 2021

Restaurimi i sixhadeve angleze të shekullit 16-të po i vjen fundi


Po shkon drejt fundit restaurimi i një seti sixhadesh të shekullit të 16-të që nisi para 20 vjetësh.

sixhadete

12 janë përfunduar tashmë dhe ka mbetur edhe një. Sixhadetë e restauruara së fundmi u vendosën në murin e sallës Hardwick të Anglisë, ku kanë qenë të varuara që prej vitit 1592.

Kjo punë ka qenë projekti më i gjatë për restaurimin e tekstileve që është bërë ndonjëherë nga institucionet e trashëgimisë historike dhe kulturore britanike.

Secili prej paneleve është rreth 6 metra i gjatë dhe të 13 vendosen në 70 metra gjatësi, ky është seti më i vjetër që ka i ka mbijetuar kohës në Angli.

Sixhadetë janë blerë nga një personalitet i famshëm britanik, Bess of Hardwick, e cila jetoi shumë më gjatë se 4 ish-bashkëshortët e saj dhe u pasurua gjithnjë e më shumë pas çdo martese.

Ajo ndërtoi dhe rimodeloi shtëpitë shtetërorë në shkalë perandorake, përfshirë këtu shtëpinë Chatsworth, shtëpia e bashkëshortit të saj të dytë dhe rezidencën e saj Hardwick hall në Derbishire, e cila njihej si “më shumë xham sesa mure”, pasi në atë kohë çdo dritare prej xhami ishte një luks shumë i madh.

Sixhadetë janë endur në Flandria në Belgjikë, për fisnikun Sir Christopher Hatton dhe u shitën pas vdekjes së tij në 1591 për të shlyer borxhet  e tij të mëdha.

Në atë kohë Bess pagoi një çmim shumë të madh prej 326 paundësh, që sot do të ishte i barazvlefshëm me 128 mijë paund.

Puna për panelin e 13 pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe ky do jetë fundi i këtij projekti madhështor.

© Panoramaplus.al