2 Korrik, 2019

Reperja shqiptare sfidon Cristiano Ronaldon, i kthehen fansat: Kur u rrëzua… (FOTO)


Ajo është një ndër reperet më të ndjekura e më të komentuara në showbizz-in shqiptar. Është fjala për Rina Balaj, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një koment që ka bërë në një foto të saj.

Në foton e realizuar së fundmi, Rina ka vendosur që të ekspozojë këmbët e saj. Në këtë imazh ajo ka lënë një koment ku sfidon futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo.

“E sfidoj Cristiano Ronaldon”, komenton reperja në foton e saj, ku ka marrë kundërpërgjigje të ndryshme. Dikush i kujton momentin që u rrëzua në skenën e “Alba Festival” dhe i shkruan se ku e ka parë Ronaldon duke u rrëzuar.

Ndërsa të tjerë i thonë që të heqë ato këpucë që ka veshur se nga ato është rrëzuar dhe se prej tyre është aq e gjatë.

© Panoramaplus.al