9 Shtator, 2022

Reperja shqiptare ironizon veshjen e Rita Orës në Tiranë: Me një palë si këto do çmend burrin…


Performanca e Rita Orës në Tiranë më datë 6 shtator u shoqërua me shumë komente pozitive. Por, duket se Gjira Kajtazai ka patur pakënqësi për veshjen e saj.

Reperja, e cila prej kohësh është tërhequr nga muzika, përdor rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit pikëpamjet rreth çështjeve të ndryshme dhe shpeshhereë ka kritikuar artistet për veshjet. Përjashtim nuk ka bërë as Rita.

Ajo ka publikuar një foto të Ritës në Instastory duke etiketuar Valdrin Sahitin, i cili stiloi veshjen e Ritës. Duke përdorur ironinë Gjira shkruan: “M’i bëj dhe mua disa si këto, ta çmend pak Aliun”- referuar bashkëshortit të saj. Pra, sipas saj, veshja e Ritës ishte provokuese dhe sensuale, sa ajo e do për të joshur dhe ‘tranuar’ të shoqin.

Përtej këndvështrimit, të Gjirës, Rita kishte veshur një ‘body’ të zi ku vihet re detaji i shqiponjës dykrenare përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin tonë kombëtar.

Pas koncertit ajo ka vijuar me angazhimet e saj të shumta dhe i është dashur menjëherë të largohet nga Shqipëri duke udhëtuar drejt Brazilit. Megjithatë, artistja me famë botërore ka dhënë edhe një mesazh të fundit para largimit.

“Më duhet ta them, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. Faleminderit të gjithëve që erdhën për të më parë. Ishin 30 mijë-40 mijë veta mesa më thanë.”-tha ajo duke shtuar në shqip: “Mirupafshim, do rikthehem së shpejti. Faleminderit krejt që kishin ardhur. Ju dua shumë. Shihemi kur të vijë sërish.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

© Panoramaplus.al