Ajo është një nga artistet më të suksesshme në muzikë. Por reperja e njohur Cardi B ka menduar të eksperimentojë dhe të provojë veten edhe në aktrim.

Pas rolit të suksesshëm në ‘Hustlers’, ajo ka menduar të bëjë një hap më tepër në kinematografi e film.
Do të jetë së shpejt pjesë e kastit të aktorëve të ‘Fast & Furious’ dhe këtë lajm e ka zbuluar aktori i njohur Vin Diesel përmes një videoje në ‘Instagram’.
© Panoramaplus.al

