8 Prill, 2019

Reperja e njohur flet pas arrestimit për lëndë narkotike: Nuk e pi, e ha marijuanën


Disa muaj më parë, reperja e njohur Baby G u përfol se ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi u kap me lëndë narkotike.

E ftuar në emisionin “Why Not”, Baby G foli edhe për marrëdhënien e saj me marijuanën, për të cilën është përfolur për shkak të klipeve që bën.

Reperja tregoi se në klipin ku u pa duke e dredhur, ishte duhan, jo marihuanë. Intervista vazhdoi me pyetje rreth konsumimit të lëndëve narkotike dhe vizitën e Baby G në Lazarat, fshat i cili njihej për kultivimin në masë të kanabisit.

Roza Lati: Ke qenë në Lazarat?

Baby G: Po, kam qenë. Tani Roza, i gjithi është biznes, edhe marijuana.

Roza Lati: Ke konsumuar marijuanë në vende publike?

Baby G: Unë nuk e pi, e ha. Bëj shaka. Kam qenë në Amsterdam dhe e kam pirë 3 herë.

© Panoramaplus.al